Tech

Sipas Oxford Economyics, Huawei sjell miliarda dollarë në ekonomitë europiane

Sipas Oxford Economyics, Huawei sjell miliarda dollarë në ekonomitë europiane

Huawei, operatori kryesor në botë i Teknologjisë dhe Informacionit e ka rritur ekonominë e Europës me 12.8 miliardë euro përmes aktivitetit të tij ekonomik në vitin 2018, duke mbështetur 169,700 vende pune direkt ose përmes zinxhirit të furnizimit, sipas një studimi të Oxford Economyics.

Kontributi i drejtpërdrejtë i Huawei në PBB Evropiane prej 2.5 miliardë eurosh në 2018 është më shumë se dyfish nga ai në vitin 2014, duke përfaqësuar rritjen vjetore prej 19% në vit në terma realë. Gjatë së njëjtës periudhë, punësimi i përgjithshëm i mbështetur nga Huawei u rrit me një mesatare prej 13% në vit, dhe të ardhurat totale tatimore ishin 17% më shumë në vit.