Tech

Samsung Galaxy A71 i ri vjen me rrjetin 5G

Samsung Galaxy A71 i ri vjen me rrjetin 5G

Me përparimin e teknologjisë 5G, prodhuesit e smartfonëve kanë filluar të zhvillojnë pajisjet që ofrojnë mbështetje për rrjetin 5G, dhe Samsungu do të jetë një nga të parët që do të ofrojë një pajisje të tillë.

Sipas disa burimeve, Galaxy A71 i ardhshëm i Samsungut do të jetë një pajisje me 5G. Një numër modeli gjithashtu është shfaqur për të konfirmuar ekzistencën e këtij smartfoni.