Tech

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë rrufetë 30 minuta para

 

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje nga 10 deri në 30 minuta, para fillimit të stuhisë.

Algoritmi, i zhvilluar në Zvicër në Politeknikun e Lozanës, është i pari që përdor të dhëna të thjeshta meteorologjike në vend të të dhënave satelitore ose radarit dhe për këtë arsye mund të zbatohet kudo në botë.