Tech

Nuk ka më Messenger pa pasur llogari në Facebook

Nuk ka më Messenger pa pasur llogari në Facebook

MSN shkruan se përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në Messenger, aplikacioni për biseda, nëse nuk kanë një llogari në rrjetin social Facebook.

Në vitin 2015, Facebooku lejoi përdoruesit e mundshëm të hynin në aplikacion duke përdorur vetëm një numër telefoni. Tani thuhet se përdoruesit “duhet të hapin një llogari në Facebook për të përdorur Messengerin”.