Tech

Eurodeputetët duan karikues universal për të gjitha pajisjet elektronike

Eurodeputetët duan karikues universal për të gjitha pajisjet elektronike
 

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkuan nga Komisioni Evropian që të përshpejtojë futjen e një karikuesi universal për të gjithë telefonat mobilë dhe pajisjet e tjera portative elektronike në interes të konsumatorëve dhe mjedisit.

Në Direktivën e Pajisjeve Radio 2014, ligjvënësit e BE kërkuan krijimin e një ngarkuesi universal dhe fuqizuan Komisionin që të vazhdojë të punojë mbi të përmes një akti të deleguar, transmeton Koha.net.