Roboti i Volkswagenit mund ta gjejë dhe mbushë automobilin elektrik në parking

Roboti i Volkswagenit mund ta gjejë dhe mbushë automobilin elektrik në parking

17 January 2020 09:12

Në një nga projektet e veta të reja, kompania “Volkswagen” e ka zhvilluar një robot i cili i mbush automobilat elektrikë.

Volkswageni e ka prezantuar robotin konceptual për mbushje mobile i cili i gjen automobilat elektrikë dhe i mbushë ata në mënyrë të pavarur.

Roboti në të ardhmen mund të "komunikojë" me automobilin, ta hapë portin për mbushje dhe të kyçet pa interaksion njerëzor, shkruan KOHA Ditore. Është i pajisur me kamera, skanues laserikë dhe një sensor ultrasonik, dhe kjo i mundëson që të lëvizë lirshëm dhe t’i anashkalojë pengesat.

Image

Roboti do ta tërheqë një bateri të madhe në rrota me fuqi prej 25 kWh dhe do ta lidhë atë me automobilin dhe më pas do të kalojë në detyrën tjetër. Pasi të mbushet automobili, roboti do të kthehej për baterinë dhe do ta tërheqë atë deri në stacionin e mbushjes, shkruan Mashable.

Në Volkswagen besojnë se roboti do të ishte i dobishëm në garazhe më të mëdha.

Roboti aktualisht është në fazën e prototipit dhe ende nuk dihet se kur do të dalë në treg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme