Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit

Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit

17 January 2020 18:16

Thashethemet sugjerojnë që Inteli ka në plan ta lansojë procesorin me 22 bërthama Cascade Lake, të emërtuar i9-10990XE, i cili i shton edhe katër bërthama të tjera në modelin më të fuqishëm të kompanisë “Cascade Lake-X” për të garuar me serinë Ryzen Threadripper 3000 të AMD-së, raporton Overclock3D.

Fotografitë e këtij procesori u shfaqën në benchmarking aplikacionin CPU-Z, dhe më pas u publikuan nga sajti Chiphell. Më pas, Computerbase konfirmoi më tej se prodhuesit e pllakave amë i kishin përmendur procesorët 22-bërthamësh gjatë panairit CES 2020.

Procesori Intel i9-10990XE do të ketë boost takt të punës të CPU-së i cili mund të arrijë deri në 5GHz, shkruan KOHA Ditore. Në këtë moment, TDP e procesorit është radhitur si 380W por kjo nuk është konfirmuar.

Image

Edhe pse Inteli nuk i ka konfirmuar zyrtarisht planet për lansimin e procesorit me një numër më të madh të bërthamave në platformën e vet X299, është e qartë se prodhuesit e pllakave duan të shohin më shumë bërthama në procesorët Intel gjatë vitit 2020.

Duhet të theksohet se janë publikuar edhe rezultatet e Cinebench, por ato janë jashtëzakonisht të lehta për t’u manipuluar dhe falsifikuar, kështu që informacionet e publikuara për procesorin Intel i9-10990XE duhet të merren me rezervë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme