Shërbimi Google Fast Share riemërtohet në Nearby Sharing

Shërbimi Google Fast Share riemërtohet në Nearby Sharing

17 January 2020 21:18

Shërbimi i kompanisë Google i quajtur Fast Share ua mundëson përdoruesve ndarjen e shpejtë të fajllave mes vete, pa pasur nevojë të mbështeten në aplikacione eksterne. Tani Google ka vendosur ta ndryshojë brendin e shërbimit në Nearby Sharing, raporton XDA Developers.

Listingu APK shpesh mund të parashikojë funksione që mund të shfaqen në azhurnimin e ardhshëm të aplikacionit, por është e mundur që disa nga funksionet e përmendura në dokument nuk do të implementohen në lansimin e ardhshëm të shërbimit Nearby Sharing. Arsyeja për këtë mund të jetë që funksionet aktualisht nuk zbatohen në live build dhe mund të refuzohen në çdo kohë nga developerët në versionet e ardhshme.

Image

Sido që të jetë, Nearby Sharing e përdor Bluetoothin për t’i lidhur pajisjet dhe për t’i transferuar fajllat përmes lidhjes Wi-Fi. Kjo do të mundësojë që fajllat më të mëdhenj të transferohen dukshëm më shpejt sesa me shërbimin Android Beam, shkruan KOHA Ditore. Google nuk e ka publikuar ende funksionin në fjalë, i cili ka qenë në zhvillim për një kohë të gjatë.

Me lansimin e Google Play Services v20.1.03, Fast Share u riemërtua në Nearby Sharing ndërsa u vu re edhe një risi. Të dy pajisjet duhet të pozicionohen në një distancë prej rreth 30 centimetrash nga njëra-tjetra, në mënyrë që të jenë në gjendje ta ndajnë përmbajtjen, sipas tekstit në përshkrimin e funksionit.

Aktualisht nuk dihet saktësisht se kur Google planifikon ta publikojë Nearby Sharing, por kjo mund të ndodhë së shpejti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme