Përgatituni për tabletën e re periodike

Përgatituni për tabletën e re periodike

19 January 2020 08:42

A jeni të gatshëm për të ardhmen? Në vitin 1869, Dmitri Mendeleev nga Rusia filloi t’i klasifikojë elementet sipas vetive të tyre kimike, duke ia hapur rrugën tabelës periodike të elementeve, shkruan sot Koha Ditore.

"E pashë në ëndërr një tabelë ku të gjithë elementet ranë në vend ashtu siç kërkohej. Me të zgjuar, menjëherë e shkruajta atë në një copë letër", kishte kujtuar Mendeleev. 150 vjet më vonë në Izrael, një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga profesori Uri Banin në Institutin e Kimisë së Universitetit Hebraik të Jeruzalemit dhe Qendrën për Nanoshkencë dhe Nanoteknologji, është duke e rikthyer konceptin e tabelës periodike, por për atomet artificiale, të njohur ndryshe si pikat kuantike koloidale.

Ekipi hulumtues i nanoshkencës e zhvilloi një metodë që mundëson që pikat kuantike të bashkohen dhe të formojnë struktura të reja molekulare. Gjetjet e tyre u publikuan në edicionin më të ri të Nature Communications. Pikat kuantike janë copëza kristali me madhësi nano, ku secila përmban qindra deri mijëra atome gjysmëpërçuese.

Kur shikohen përmes mikroskopit elektronik ato duken si pika. Ashtu si me atomet e vërteta, kur i kombinoni atomet artificiale së bashku, ato e krijojnë një molekulë të re (artificiale) me vetitë dhe karakteristikat unike. Këto molekula referohen si "artificiale", sepse nuk janë një nga 150 milionë molekulat origjinale që janë formuar duke i kombinuar atomet nga 118 elementet e njohura në tabelën tonë periodike.

Për dallim nga elementet në tabelën periodike, atomet e pikës kuantike janë merkuriale për nga natyra, duke i ndryshuar vetitë e tyre fizike, elektronike dhe optike kur ndryshon madhësia e tyre. Për shembull, një pikë më e madhe kuantike do të lirojë dritë të kuqe, ndërsa një më e vogël, me të njëjtin material, do të lirojë dritë të gjelbër.

Banin dhe ekipi i tij e krijuan një metodë, në të cilën shkencëtarët mund të krijojnë molekula të reja kuantike, derisa ende e mbajnë kontrollin mbi përbërjen e tyre.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme