Radio-sinjali i përsëritur gjurmohet të jetë nga galaktika e afërt Foto: Danielle Futselaar, artsource.nl

Radio-sinjali i përsëritur gjurmohet të jetë nga galaktika e afërt

19 January 2020 16:47

Universi duket të jetë plot me radio-sinjale të çuditshme që vijnë dhe shkojnë aq shpejt saqë burimet e tyre lokalizohen me vështirësi.

Si të tillë, ne nuk dimë se çfarë i shkakton këto radio-shpërthime të shpejta (FRB). Por tani astronomët e kanë gjurmuar një të tillë prapa te galaktika e tij - më e afërta - e cila mund të ndihmojë në zbulimin e misterit. Emri i këtij fenomeni ju tregon në thelb gjithçka që duhet ta dini.

Këto sinjale janë tepër të shpejta, zakonisht zgjasin vetëm disa milisekonda. Ato janë të përbëra nga radiovalët. Dhe ato shpërthejnë me sasi të mëdha energjie. Dhjetëra FRB janë detektuar që nga zbulimi i tyre në vitin 2007, dhe ato duket se bien në dy kategori kryesore, shkruan Koha Ditore.

Shumica prej tyre duket se thjesht shpërthejnë një herë dhe nuk dëgjohen më kurrë, ndërsa të tjerat përsëriten në intervale të parregullta dhe të paparashikueshme. Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë i shkakton ato, ndërsa mund të ketë shkaqe të veçanta për FRB-të e përsëritura kundrejt atyre që ndodhin vetëm një herë.

Natyrisht, të kuptuarit se nga vijnë ato është një hap i madh drejt përcaktimit të asaj që i shkakton ato. Në studimin e ri, një ekip ndërkombëtar i astronomëve e ka shënuar vendndodhjen e një shpërthimi përsëritës të njohur si FRB 180916, dhe ky është sinjali më i afërt i lokalizuar ndonjëherë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme