Tech

Bloomberg: Apple prej shkurtit fillon prodhimin e iPhoneit më të vogël dhe më të lirë

Bloomberg: Apple prej shkurtit fillon prodhimin e iPhoneit më të vogël dhe më të lirë

Apple së shpejti mund të fillojë të ofrojë iPhone të ri, më të lirë. Sipas Bloombergut, furnitorët nga kompania me seli në Cupertino do të fillojnë me montimin e një modeli më të lirë të iPhone dhe atë që nga shkurti. Gjithashtu, thuhet se Apple do ta prezantojë telefonin e ri në mars.

Raportet, thashethemet dhe parashikimet për modelin më të lirë të iPhone kanë filluar të paraqiten që nga viti i kaluar. Disa prej tyre vijnë edhe nga analisti Ming-Chi Kuo, i cili e ka një reputacion të mirë kur bëhet fjalë për parashikimet e situatës në ekosistemin Apple.