Tech

Samsung Galaxy A71 5G pritet të vijë me 8 GB RAM dhe procesor Exynos

Samsung Galaxy A71 5G pritet të vijë me 8 GB RAM dhe procesor Exynos

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, ka prezantuar modelet e reja Galaxy A51 dhe Galaxy A71 në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tani është duke u përgatitur që të lansojë së shpejti versionet e tyre 5G.

Samsung Galaxy A51 5G gjatë muajit të kaluar është shfaqur në uebfaqen e njohur “Geekbench”, ku janë zbuluar disa nga specifikat e tij kyçe, shkruan gsmarena. Tani, edhe Galaxy A71 5G është shfaqur në të njëjtën uebfaqe.