Tech

Apple do të paguajë gjobë deri 500 mln dollarë për ngadalësimin e iPhonëve të vjetër

Apple do të paguajë gjobë deri 500 mln dollarë për ngadalësimin e iPhonëve të vjetër

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, do të paguajë deri në gjysmë miliard dollarë gjobë për shkak të ngadalësimit të modeleve të vjetra të iPhonet në mënyrë që t’i detyrojë përdoruesit të blejnë modelet më të reja.

Sipas dokumenteve të lëshuara nga Gjykata e Qarkut e SHBA-së në San Jose, Kaliforni, Applet i kërkohet t’u paguajë pronarëve të iPhonëve të caktuara nga 25 dollarë për pajisjet e prekura, që i bie minimum 310 milionë dollarë dhe maksimum 500 milionë, shkruan cnn.