Tech

Apple e Google bashkohen në ngadalësimin e shpërndarjes së koronavirusit

Apple e Google bashkohen në ngadalësimin e shpërndarjes së koronavirusit

Apple dhe Google kanë bërë të ditur se do të punojnë bashkë për të krijuar një teknologji të gjurmimit të kontakteve me synimin për të ngadalësuar shpërndarjen e koronavirusit, duke alarmuar njerëzit nëse kanë qenë në kontakt me dikë që ka dalë të jetë pozitiv me koronavirus.

Bashkëpunimi i rrallë i kompanive, sistemet operative të të cilave zënë 99 për qind të tregut të telefonave të mençur, mund të përshpejtojë përdorimin e aplikacioneve që synojnë të dërgojnë në testim apo karantinë njerëzit potencialisht të infektuar, më shpejt se sistemet ekzistuese. Monitorimi i tillë do të luajë rol kyç në menaxhimin e urdhrave për izolim, kanë thënë ekspertët shëndetësorë.