Tech

Sherri i koronavirusit, Apple bën softuer të ri për hapje të iPhoneve pa “Face ID”

Sherri i koronavirusit, Apple bën softuer të ri për hapje të iPhoneve pa “Face ID”

Apple është duke testuar një version të ri të një softueri për iPhone që do t’u jepte mundësi përdoruesve të hapin telefonate e tyre pa “Face ID” përderisa mbajnë maska.

Deri tash, përdoruesit janë ankuar se kur përdorin maska ose po mbulojnë fytyrën për t’u mbrojtur nga koronavirusi po e kanë të pamundur të hapin telefonat me veçorinë “Face ID” për identifikim të fytyrës.