Tech

Si mund ta ndërrojë çipi i Apple përdorimin e Iphone-it përgjithmonë

Si mund ta ndërrojë çipi i Apple përdorimin e Iphone-it përgjithmonë

Një çip i ri, i instaluar në modelet më të reja të telefonave Iphone, nuk ka ndonjë përdorim të madh sot, mirëpo ky çip është themeli për aplikacionet në të ardhmen, të cilat më herët nuk kanë qenë të mundura.

Edhe pse çipi i ri i Apple, U1, nuk ka pasur vëmendjen e njëjtë në media sikur kreacionet e tjera të Apple, kjo kompani nuk i publikon produktet e reja, në qoftë se nuk kanë ndonjë rol të madh.
Çipi U1, mund të jetë themeli për aplikacionet të cilat do të jenë kyçe për produktet dhe shërbimet e Apple-it në të ardhmen.