Tech

Facebook fshin qindra llogari që u krijuan për të shkaktuar “përçarje”

Foto: Reuters
 

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin rrjeteve që bëjnë fushata të ndryshme me ndikim, transmeton Koha Jonë njoftimin.

Facebook njoftoi se llogaritë janë fshirë në prill, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të pastruar platformën e tij nga informacionet mashtruese dhe llogaritë e rreme, që krijohen për të shkaktuar “përçarje në shoqëri”.