Tech

Shqipëria i hap rrugën lejimit të monedhës virtuale, zbatimi fillon më 1 shtator

Shqipëria i hap rrugën lejimit të monedhës virtuale, zbatimi fillon më 1 shtator

I hapet rruga emetimit të monedhave virtuale edhe në Shqipëri. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë’, që i hap rrugën përdorimit të monedhave virtuale.

Pas miratimit në Parlament dhe botimit në Fletoren zyrtare, ky projektligj hyn në fuqi më 1 shtator 2020. “Monedha virtuale”, përfaqësim digjital i vlerës, i cili përdoret si mjet shkëmbimi, instrument pagesash, njësi llogaritjeje ose rezervë vlere. Zëvendësministrja e Financave Adela Xhemali tha në Komision se aktualisht nuk ka asnjë ligj që rregullon këtë sektor.