Tech

Shëtitje përreth botës me lojëra virtuale

Shëtitje përreth botës me lojëra virtuale

Tani nuk keni nga t’ia mbani. Të gjithë janë të ngujuar përbrenda shtëpive për gati krejt kohën. Ditët kalohen duke shëtitur nëpër lagje. Por bëni një listë të gjërave që ju mungojnë nga përditshmëria e para izolimit dhe mundësitë janë që shumë prej këtyre gjërave t’i realizoni në realitetin virtual.

Udhëtimet e ndryshme dhe ushtrimet në ambient të hapur janë të mundshme nëse vendosen kufjet. Teknologjia VR (apo realiteti virtual) ani pse jo e përkryer, është përmirësuar në vitet e fundit. Më të avancuarat janë ato të HTC-së, që kushtojnë deri në 920 funte, raporton The Guardian.