Tech

Netflixi do t'i anulojë llogaritë e konsumatorëve që nuk kanë qenë aktiv për më tepër se një vit

Netflixi do t'i anulojë llogaritë e konsumatorëve që nuk kanë qenë aktiv për më tepër se një vit

Netflixi ka njoftuar se do të fillojë t'i anulojë llogaritë që nuk kanë shikuar ndonjë gjë nëpërmjet kësaj platforme për më tepër se një vit, por që prapë kanë qenë duke paguar pagesën e abonimit, shkruan BBC.

Gjiganti ka thënë se qindramijëra përdorues zënë vend në kategorinë “joaktive” dhe do të fillojë të suspendojë të gjithë ata.