Tech

Zuckerberg kritikohet nga punonjësit shkaku i postimeve të Trumpit

Zuckerberg kritikohet nga punonjësit shkaku i postimeve të Trumpit

Punonjësit e Facebookut, që po e akuzojnë drejtorin ekzekutiv, Mark Zuckerberg, për menaxhim joadekuat të postimeve të Donald Trumpit, e kanë qortuar shefin e tyre, duke e lavdëruar në të njëjtën kohë “Twitterin” për qasjen karshi postimeve të presidentit amerikan.

Disa punonjës kanë marrë pjesë në një protestë virtuale, duke braktisur kompjuterët në shtëpi, si të kishin braktisur vendet e tyre të punës, protestë e kohës së pandemisë që i ngjante asaj të kompanisë Google në vitin 2018, kur punonjësit lanë vendet e punës si protestë ndaj ngacmimeve seksuale, raporton Reuters.