Tech

Fujitsu vendos që punonjësit e saj të punojnë përherë nga shtëpia

Fujitsu vendos që punonjësit e saj të punojnë përherë nga shtëpia
Foto: Getty Images

Firma e teknologjisë “Fujitsu” ka thënë se do të përgjysmojë hapësirën në selinë e saj në Japoni, ndërsa po adaptohet me “normalen e re” të pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC.

Firma thotë se programi “Work Life Shift” do të ofrojë fleksibilitet të paprecedent për 80 mijë punëtorët e saj në Japoni.