Tech

17 vjeçari Schiffmann ka ndërtuar faqen më popullore në internet për gjurmimin e koronavirusit

17 vjeçari Schiffmann ka ndërtuar faqen më popullore në internet për gjurmimin e koronavirusit

17 vjeçari Avi Schiffmann ka ndërtuar një nga faqet më popullore në internet për gjurmimin e koronavirusit. Faqja e tij në internet ka rreth 30 milionë vizitorë në ditë. Shumë njerëz e cilësojnë atë si gjeni. Atij i janë ofruar vende pune me paga të larta dhe kontrata. “Zëri i Amerikës” njofton se ai është fitues i çmimit “Webby” si Njeriu i Vitit. Por pavarësisht kësaj, adoleshenti thotë se ai do të përqendrohet në atë që ai mendon se është më e rëndësishme.

“Ndërtova diçka duke ndjekur video në YouTube dhe duke bërë pyetje. Nuk është një program jashtëzakonisht i komplikuar. Ajo që është më e rëndësishmja është që unë ndërmora nismën për ta ndërtuar këtë faqe kur ende nuk flitej për këtë lloj projekti”, transmeton Koha Jonë.