Tech

Ish-inxhinieri i Googles dënohet me 18 muaj burgim për vjedhje

Ish-inxhinieri i Googles dënohet me 18 muaj burgim për vjedhje
Foto: AFP

Një ish-inxhinier i veturave të Googles që drejtohen pa shofer, është dënuar me 18 muaj burgim për vjedhje pak kohë pasi që i ishte bashkuar Uberit, shkruan “BBC”.

Gjykata e San Franciscos i ka shqiptuar dënimin. Gjykatësi William Alsup ka thënë se Anthony Levandowski ka bërë “krimin më të madhe të sekreteve të tregtisë që kam parë ndonjëherë”.