Tech

Beteja kundër fuqisë së teknologjisë

Beteja kundër fuqisë së teknologjisë

Në mëngjes, kontrolloni emailin. Në mesditë, i kontrolloni mediat sociale dhe mesazhet nga miqtë. Në mbrëmje, dëgjoni muzikë përderisa blini online. Afër kohës së gjumit, mbështilleni dhe merrni një libër elektronik.

Për të gjitha këto aktivitete, me gjasë keni përdorur ndonjë produkt të prodhuar nga Google, Amazon, Apple apo Facebook. Nuk ka ndonjë mënyrë që mund ta injoroni këtë katërshe. Madje edhe nëse jeni abonuar në Spotify, me gjasë vazhdoni ta përdorni një telefon Android, një zmadhues zëri Amazon apo një Iphone nga Apple që të dëgjoni muzikë, shkruan KOHA. Edhe nëse e fshini Facebookun, ju vazhdoni t’i përdorni aplikacionet që janë nën drejtimin e Facebookut, si p.sh. Instagram apo WhatsApp.