Tech

Twitteri po interesohet për blerjen e operacioneve në SHBA të TikTok-ut

Twitteri po interesohet për blerjen e operacioneve në SHBA të TikTok-ut

Twitteri ka kontaktuar kompaninë kineze ByteDance, ku ka shprehur interesimin për të blreë operacionet në SHBA të aplikacionit të njohur TikTok, shkruan BBC.

Aplikacioni TikTok ka qenë në qendër të një debati të ashpër mes SHBA-së dhe Kinës. Javën e kaluar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar firmat që të ndalojnë bashkëpunimin me TikTokun brenda 45 ditëve për shkaqe sigurie.