Tech

Apple fshin “Fortniten” nga “App Store”

Apple fshin “Fortniten” nga “App Store”
Foto: The Verge

Apple ka fshirë nga dyqani i vet i aplikacioneve, “App Store”, videolojën e famshme “Fortnite” pasi zhvilluesi i saj implementoi një sistem të brendshëm pagesash që anashkalonte tarifën standarde të Apple-t prej 30 për qind.

Vendimi shënon një eskalim në përplasjet mes “Epicut” si krijues të videolojës dhe një nga kompanive më dominuese në tregun e dyqaneve të videolojërave.