Tech

Smartphone tashmë të tregon nëse e ke tepruar me alkoolin

 

Nuk është gjithnjë e lehtë ta dish se kur e ke tepruar me alkoolin. Por në këtë pikë, mund të të ndihmojë smartfoni yt, duke matur dhe vlerësuar ndryshimet në mënyrën se si ecën.

Pasja akses në të dhëna në kohë reale për nivelin e alkoolit në gjak mund të ndihmojë njerëzit të reduktojnë sasinë që konsumojnë dhe të parandalojnë ngasjen e makinës nën efektet e alkoolit, thonë kërkuesit e Universitetit të Pitsburgut. Ata, siç transmeton TCH, kanë studiuar 22 të rritur mes moshës 21 dhe 43 vjeç dhe u dhanë vullnetarëve një gotë vodka me sasi të mjaftueshme alkooli për të prodhuar një përqendrim në frymë prej 0.2 për qindësh. Në SHBA, limiti për tolerimin e alkoolit është 0.08 për qind.