Tech

Facebook duhet të paguajë mbi 100 milionë euro për taksa në Francë

 

"Facebook France" ka pranuar të paguajë më shumë se 100 milionë euro taksa, duke përfshirë një gjobë në lidhje me vitet e llogaritjes para vitit 2018, ka raportuar revista franceze “Capital”, transmeton Dita të hënën.

Drejtuesit e Facebook-ut nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Gjithashtu edhe ministri i Financave në Francë është shprehur se nuk mund të japë koment për raste individuale të taksave.