Tech

Galaxy Z Fold2 do të kushtojë 1.999 dollarë

Foto: Screenshot / Neowin
 

Pas prezantimit të Galaxy Z Fold2-shit gjatë muajit të kaluar në ngjarjen “Unpacked”, Samsungu sot ka prezantuar disa detaje shtesë në lidhje me gjeneratën e dytë të këtij telefoni të palosshëm.

Tashmë e kemi ditur se ky telefon i palosshëm do të ketë ekran më të madh 6.2-inçësh të jashtëm si dhe se kur shpaloset bëhet 7.6-inç. Kësaj radhe, ka disa përmirësime në këtë aspekt, shkruan neowin. Tani, në vend se ta hapni ose mbyllni telefonin plotësisht, gjatë hapjes mund të ndaloni në cilëndo kënd që dëshironi. Samsungu po ashtu bëri të mundur kalimin nga ekrani i brendshëm në ekranin e jashtëm kur e mbyllni telefonin, në vend se ta kyçni direkt telefonin.