Tech

Nga 20 shtatori në SHBA ndalohet shkarkimi i aplikacioneve TikTok dhe WeChat

Nga 20 shtatori në SHBA ndalohet shkarkimi i aplikacioneve TikTok dhe WeChat

"Për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara", Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një urdhër që duke filluar nga 20 shtatori ndalon shkarkimin e aplikacioneve të mesazheve TikTok dhe WeChat, në pronësi të grupeve kineze Tencent dhe ByteDance.

Shënimi zyrtar i Departamentit thekson se ndalimet kanë për qëllim të mbrojnë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara duke eliminuar qasjen në këto aplikacione dhe duke ulur ndjeshëm funksionalitetin e tyre.