Tech

Pandemia i detyron njerëzit t’u kthehen kurseve online

Pandemia i detyron njerëzit t’u kthehen kurseve online

Nëse po mendoni për ndryshim karriere, po kërkoni të mësoni ndonjë aftësi të veçantë apo thjesht jeni të mërzitur, mendojeni si mundësi që të ndiqni ligjërata online që t’i hapni horizontet tuaja.

Keni kohë të lirë në shtëpi? Doni të jeni gjithmonë të zënë duke menduar për gjëra të reja? Merreni parasysh të jeni autodidakt në distancë. Mbi të gjitha, i famshmi Benjamin Franklin ka gjetur kohë një apo dy orë brenda ditës për të mësuar, reflektuar dhe eksperimentuar, në mënyrë që të mund t’i mbyllte boshllëqet e edukimit të tij duke u vetarsimuar dhe kishte disa karriera të suksesshme.