Tech

Facebook pezullon llogari të rreme ruse

Facebook pezullon llogari të rreme ruse

Kompania Facebook tha të enjten se ka mbyllur tre rrjete të llogarive të rreme të cilat mund të përdoreshin nga shërbimet e inteligjencës ruse për rrjedhje dokumentesh si pjesë e përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tha se llogaritë, të cilat i pezulloi për shkak se përdornin identitete të rreme dhe kryenin "veprime joautentike të koordinuara", ishin të lidhura me inteligjencën ruse dhe njerëz të një organizate me qendër në Shën Peterburg, e akuzuar nga zyrtarët amerikanë për përfshirje në përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.