Tech

Tremujori i dytë, Apple fitoi gati dyfishin e fitimeve të përbashkëta të Samsungut me Huawein

Tremujori i dytë, Apple fitoi gati dyfishin e fitimeve të përbashkëta të Samsungut me Huawein

Tregu global i telefonave të mençur u tkurr për 23 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Rëniet në të hyra kanë rënë për 15 për qind për kompanitë e telefonave.

Edhe pse çmimi mesatar i shitjes u rrit për 10 për qind, të dhënat kanë treguar se pandemia ka goditur fuqishëm edhe këtë sektor. Në përgjithësi, telefonat e nivelit më të lartë u shitën për tetë për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.