Tech

GoogleMaps ju tregon edhe dyqanet dhe vendet publike të mbushura me njerëz

GoogleMaps ju tregon edhe dyqanet dhe vendet publike të mbushura me njerëz

Kaliforni, 20 tetor – Në kohë koronavirusi, Google përmirëson dhe zgjeron sistemin që ju lejon të vlerësoni se sa dyqane dhe vende publike janë të mbushura me njerëz, në mënyrë që të shmangni orët e pikut në supermarket ose të zgjidhni parkun më pak të frekuentuar.

Njoftimi i kompanisë u bë në internet, “Search On 2020″, ku kompania kaliforniane prezantoi disa lajme në lidhje me aplikacionin ”Google Search”.