Tech

Në Shanghai, radhë të gjata për të blerë iPhone 12

Në Shanghai, radhë të gjata për të blerë iPhone 12
Foto: Reuters

Pasi qëndruan disa orë në radhë, me maska dhe në distancë sociale, qindra klientë, adhurues të produkteve Apple, u bënë parët që mundën të blejnë fizikisht telefonin e ri iPhone 12.

Edhe pse në kohë pandemie, në dyqanin e Apple në Shangai radha për një telefon të ri ishte e gjatë. Kina njihet tashmë si tregu më i madh në botë për produktet Apple.