Tech

PayPal hapet për kriptovalutat dhe Bitcoini “fluturon”

PayPal hapet për kriptovalutat dhe Bitcoini “fluturon”

PayPal hapet për kriptovalutat dhe Bitcoini “fluturon” duke kaluar natën e kaluar në nivelin më të lartë që nga korriku 2019 me 12 854 dollarë.

Mbështetja e kompanisë së shërbimeve financiare është në fakt një injeksion i ri i besimit për monedhat digjitale, të cilat janë rikthyer në modë me pandeminë që ka kufizuar përdorimin e parave të gatshme në favor të pagesave elektronike.