Tech

iPhone 12 dhe 12 Pro gati identik në brendësi

iPhone 12 dhe 12 Pro gati identik në brendësi
Foto: GSM Arena

Një kanal kinez për teknologji ka shpërndarë një video të iPhonëve të rinj, iPhone 12 dhe 12 Pro, duke zbuluar disa detaje interesante rreth asaj se si janë bërë këta telefona. Dhe rezulton se janë shumë të ngjashëm njëri me tjetrin.

Të dy telefonat përdorin pllakën në formë të shkronjës “L” por me një diferencë sa i përket lidhësit “LiDAR”, i cili në iPhone 12 po mungon, shkruan gsmarena, transmeton KOHA. Në vend të këtij lidhësit, te iPhone 12 gjenden disa pjesë nga plastika dhe kamera.