Tech

Kongresi amerikan vë nën presion Twitter-in, Google-n dhe FB-në për menaxhimin e platformave

Kongresi amerikan vë nën presion Twitter-in, Google-n dhe FB-në për menaxhimin e platformave

Uashington, 29 tetor – Krerët e kompanive Twitter, Google dhe Facebook u vunë nën presion sot nga Kongresi amerikan, veçanërisht nga senatorët republikanë, për mënyrën se si ata menaxhojnë përmbajtjen në platformat e tyre, një temë e nxehtë më pak se një javë para zgjedhjeve.

Jack Dorsey, Sundar Pichai dhe Mark Zuckerberg u paraqitën në video-konferencë duke mbrojtur seksionin 230 të “Aktit të Mirëqënies së Komunikimit” përpara Komitetit të Tregtisë së Senatit, ligji që garanton imunitet ndaj proceseve gjyqësore në lidhje me përmbajtjen e postuar nga palët e treta.