Tech

“WhatsAppi” bën më të lehtë shitblerjen përmes aplikacionit

 

Aplikacioni i njohur për mesazhe, “WhatsApp”, është duke bërë më të lehtë tregtinë përmes vetë aplikacionit. Kompania ka nxjerrë një buton të ri të “shitblerjes”, ku mund të listohen mallra e shërbime.

Butoni, që “WhatsAppi” thotë se do të jetë në gjithë botën në dispozicion, ngjan me një ikonë dyqani. Nëse një biznes ka hapur një katalog produktesh, mund të klikoni përmes butonit për të parë produktet. Më pas do të mund të bisedoni me biznesin nëse diçka ju pëlqen. Butoni do të vendoset aty ku ishte butoni për thirrje me zë – e tash një buton për thirrje do të zëvendësojë edhe thirrjet me zë dhe ato me video.