Tech

Koronavirusi shpeshtoi sulmet kibernetike

 

 Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britani të Madhe është përballur me 194 sulme kibernetike të ndërlidhura me koronavirusin. Këto sulme janë organizuar nga shtete armiqësore dhe grupe kriminale, të cilat përbëjnë numrin më të lartë të sulmeve kibernetike të të gjitha kohëve. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 723 sulme kibernetike. Njësiti i inteligjencës ka thënë se teksa Rusia dhe shtetet e tjera si Kina – kanë pasur cak qendrat kërkimore të vaksinave në Britani, ishin grupet kriminale që vazhdimisht kanë pasur cak sektorë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, kryesisht me mashtrime online. Metodat e vazhdueshme të grupeve kriminale ishte vjedhja përmes emailave që kanë për cak individë të caktuar që me një klik mund të përvetësojë informacione të ndjeshme të viktimës. “Mashtruesit po përdorin si temë Covidin. Kanë dërguar artikuj të lameve nga mediat e njohura që viktimat të bien pre duke klikuar në linqet e rrezikshme”, ka paralajmëruar Paul Chichester, drejtor i operacioneve, shkruan "The Guardian".

Ndërlidhja me hakerët nga Kina