Tech

Inteligjenca Artificiale njeh koronavirusin me anë të rrezeve X

 

Ilinois, 26 nëntor – Inteligjenca Artificiale (IA) është e aftë të njohë pacientët Covid-19 nga rrezet X të mushkërive, 10 herë më shpejt se syri i njeriut, sipas një studimi të kryer nga studiues në Universitetin amerikan të Northwesternit, të cilët e kanë bërë algoritmin publik për të lejuar cilindo që ta zhvillojë atë më tej në funksion të përdorimit të tij të mundshëm në mjedisin klinik.

IA analizon imazhet dhe prodhon rezultate me një saktësi prej 82%, pra 6% më mirë në krahasim me atë të arritur nga radiologët.