Tech

Përdoruesit e “Zoomit” në të ardhmen do të mund të nuhasin kafenë virtuale

Përdoruesit e “Zoomit” në të ardhmen do të mund të nuhasin kafenë virtuale
 

Njerëzit në video-thirrje, në të ardhmen, do të mund të ndiejnë shtrëngim duarsh dhe do të mund të nuhasin erën e kafesë në hapësirën e tyre virtuale, ka parashikuar themeluesi i aplikacionit “Zoom”.

Eric Yuan, duke folur në konferencën e teknologjisë “Web Summit”, ka thënë se beson që inteligjenca artificiale do të sjellë aspektin fizik edhe në takimet virtuale, duke mos dhënë shumë detaje.