Tech

Facebooku do t'i fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19

Facebooku do t'i fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19
 

Facebooku njoftoi se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të përpjekjeve të kësaj kompanie për të luftuar dezinformimin në platformën e saj.

Gjigandi i mediave sociale, rregullisht heq informacione të pasakta dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me virusin, dhe që nga tetori ka ndaluar reklamat që dekurajojnë njerëzit të marrin vaksinën, përmes së cilës synohet t'i jepet fund pandemisë.