Tech

Reziston tregu i celularëve me butona, 74 milionë u shitën vetëm në fund të 2020

 

Romë, 15 dhjetor – Ata nuk kanë super kamera ose çipa të fuqishëm, as materiale të shtrenjta që i bëjnë çmimet e tyre të krahasueshme me një kompjuter, por me 100 dollarë ose më pak ato ofrojnë performancë të pranueshme.

Ata janë telefona me ”tipare”, celularët me tastiera numerike me funksione themelore, të cilat shiten kryesisht në vendet në zhvillim.