Tech

Sekreti i logos së Applet në iPhone - videoja që u bë virale

Sekreti i logos së Applet në iPhone - videoja që u bë virale
 

Përderisa përditësimi i ri i sistemit operativ të Applet, iOS14, solli shumë risi tek iPhone, ka një veçanti “sekrete” që pas disa muajsh ka nisur të bëhet virale. Logoja shkëlqyese e kompanisë në pjesën e pasme të iPhonet del se bën shumë më shumë se vetëm që të duket bukur.

Përmes veçorive në “Accessibility” te “Settings” në telefonat e rinj që kanë edhe sistemin e ri operativ, u mundësohet përdoruesve të kryejnë disa funksione përmes shtypjes dy apo tri herë të logos prapa në telefon.