Tech

Para 67 vjetëve u lëshua nëndetësja e parë në botë

Para 67 vjetëve u lëshua nëndetësja e parë në botë
 

Më 21 janar të vitit 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastiko-shkencorë, Zhul Vern, u bë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë që punonte me energji bërthamore.

Nëndetëses iu dha emri Nautilus. Ky ishte emri që Zhul Verni i kishte vënë anijes së tij që lundronte nën ujë në romanin e shekullit të 19-të, të titulluar “20 mijë Lega nën Det”.