Tech

Google kërcënon Australinë

Google kërcënon Australinë
 

Gjiganti teknologjik, Google, ka kërcënuar se do ta largojë motorin e kërkimit nga Australia nëse qeveria vazhdon me planet që t’i detyrojë gjigantët teknologjikë të paguajnë për përmbajtjet e lajmeve.

Australia synon të bëhet vendi i parë në botë që detyron Googlen, Facebookun dhe kompani të tjera të mëdha të paguajnë për përmbajtjet mediatike. Megjithatë, plani po refuzohet ashpër nga gjigantët.