Tech

Facebooku në mënyrë të pashpjegueshme shkyç përdoruesit e iPhonet

Facebooku në mënyrë të pashpjegueshme shkyç përdoruesit e iPhonet
Foto: AP
 

Rrjeti më i madh social, Facebook, nuk ka rënë nga sistemi, por ka shkaktuar konfuzion te përdoruesit e iPhonet pasi ka nisur t’i shkyçë nga aplikacioni në mënyrë të pashpjegueshme.

Shpesh përdoruesve kur po hapin aplikacionin po u shfaqet opsioni për kyçje, dhe njerëzit që përdorin vërtetimin përmes mesazhit telefonik, po u shfaqen probleme në rikyçje.