Tech

Huawei në bisedime për ta shitur brendin e telefonave P dhe Mate

Huawei në bisedime për ta shitur brendin e telefonave P dhe Mate
 

Kompania Huawei e Kinës është në fazat e hershme të bisedimeve për të shitur markat e saj premium të smartfonëve P dhe Mate, thanë dy burime të afërta me çështjen, lëvizje kjo që mund të bëjë që kompania përfundimisht të dalë nga biznesi i prodhimeve të smartfonëve.

Bisedimet midis prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit dhe një konsorciumi të udhëhequr nga firmat e investimeve të mbështetura nga qeveria e Shanghait kanë vazhduar për muaj me radhë, thanë burimet, duke mos pranuar të identifikoheshin pasi diskutimet ishin të fshehta.